TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Apple (Hong Kong) po heton pretendimet se një nga furnizuesit e tij në mënyrë të paligjshme përdorte nxënësit e shkollave të mesme për të prodhuar orët e saj në një fabrikë në Kinë.
Grupi i të drejtave të punëtorëve me bazë në Hong Kong, studentë dhe studiues kundër veprimeve arbitrare të korporatave (SACOM), tha në një raport javën e kaluar se i gjeti nxënësit duke punuar në linjat e prodhimit të Apple Watch, në një fabrikë të drejtuar nga Quanta Computer në qytetin e Chongqing.
Grupi pretendon se nxënësit e moshës 16 deri 19 vjeç, u detyruan nga shkollat e tyre të punonin në fabrikë përmes praktikave të detyrueshme, të vendosura në vende pune jo të lidhura me fushën e tyre të studimit, shpesh duke punuar jashtë orarit dhe në disa raste edhe gjatë orëve të vona të natës. Të katër këto praktika shkelin rregulloret kineze dhe standardet e Apple, tha SACOM.
Apple tha në një deklaratë të hënën se kishte audituar tre herë fabrikën Quanta të Chongqing, në mes të marsit dhe qershorit dhe nuk gjeti asnjë praktikant që të punonte për produktet e Apple në atë kohë.
"Ne jemi duke hetuar urgjentisht, raportin se disa studente të rekrutuar për internship në shtator, kanë punuar jashtë orarit dhe me kohë të zgjatur," tha Apple. "Kemi zero tolerancë për mosrespektimin e standardeve tona dhe ne sigurojmë veprime të shpejta dhe përmirësime të përshtatshme nëse zbulojmë shkeljen e kodeve". /TPZ.AL/