AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 14:18

Vrasja e ekstremistit grek, Dule: Policia të mbajë përgjegjësi!

Vrasja e ekstremistit grek, Dule: Policia të mbajë

Ka ardhur reagimi i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Dule apeloi të ruhet gjakftohtësia dhe të zbardhet ngjarja në të gjitha detajet.

Pak pasi shkoi për ngushëllim në familjen e Konstantinos Katsifas, Dule kërkoi para mediave transparencë për ngjarjen në fjalë, ndërsa shtoi se policia duhet të mbajë përgjegjësi.

Reagimi:

Ngushëllime për vajzën e të ndjerit, të ëmën dhe të atin.

Së dyti; një lutje për të gjithë. Të respektojmë kodin shekullor të respektit për vdekjen që ka mbizotëruar që në lidhje të saj. Dëshirojmë të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi dhe të tregojmë vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet. ka shumë pikëpyetje që e bëjnë edhe më delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provokua? Mbetet pa përgjigje.

Cilat ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një vendim dhe një zgjidhje fatale? Në një kohë që ekzistonin mesa shprehen specialistë, mënyra të tjera që do të garantonin jetën e tij. TPZ.AL