AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 14:17

Këngëtarja e famshme Sinead O'Connor konvertohet në Islam

Këngëtarja e famshme Sinead O'Connor konvertohet në Islam

Këngëtarja e famshme irlandeze, Sinead O'Connor, është konvertuar në fenë islame.

Ajo u bë e famshme në vitin 1990 me hitin, "Nothing Compares to You". O'Connor, ka ndëruar edhe emrin duke u quajtur Shuhada.

Ajo tha se vendimi i saj ishte " konkluzioni natyral i rrugëtimit të çdo teologu inteligjent" dhe publikoi një video ku shfaqet duke kënduar adhanin ose thirrjen për lutje.

Nuk është hera e parë që O'Connor, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Magda Davitt, flet për fenë.

Në vitin 1992 ajo shkaktoi polemika pasi grisi fotografinë e Papës në një emision televiziv në SHBA.

O'Connor  ka 10 albume solo dhe në Gusht të këtij viti publikoi kengën e parë pas 4 vitesh, të titulluar Milestones.

/TPZ.AL/