AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 16:02

Aeroporti i ri në Stamboll, Meta takon Erdogan: Ishte kënaqësi e veçantë

Aeroporti i ri në Stamboll, Meta takon Erdogan: Ishte kënaqësi e

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të hënë Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ky takim është bërë i ditur përmes një postimi të Presidentit të vendit në rrjetin social “Facebook”.

Meta shkruan përmes një postimi se për të ishte një kënaqësi e veçantë ta uronte Presidentin e Republikës së Turqisë për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të madh “Istanbul Ataturk Airport”.

"Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të madh “Istanbul Ataturk Airport", shkruan Meta në llogarinë e tij në Facebook.