TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasën e parë ose në klasën e dhjetë përmes platformës e-Albania, duke kujtuar se afati për aplikim përfundon më 31 korrik.
Në një reagim në rrjetin e saj social, ministrja thekson se regjistrimet online mbyllen këtë të premte dhe apelon që aplikimi të mos lihet për ditën e fundit. Sipas saj, sistemi u ofron prindërve mundësinë të zgjedhin një nga shkollat sipas vendbanimit të tyre.
Kumbaro bën të ditur gjithashtu se shkollat në të gjithë vendin po përgatiten për nisjen e vitit të ri shkollor me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor.
“Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte. Regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ju ofron sistemi, sipas vendbanimit tuaj.
Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor. Regjistroni fëmijët tuaj sot për të nisur mbarë vitin e ri shkollor”, shkruan ministrja.