AKTUALITET, 22 Prill 2020, 16:27

“Anulloni paketën ligjore të miratuar në dhjetor”/ Reporteri për Shqipërinë në PE, David Lega thirrje qeverisë: Do ta përkeqësojnë më tej lirinë e medias

“Anulloni paketën ligjore të miratuar në dhjetor”/

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, i bëri thirrje qeverisë Rama për të anulluar paketën ligjore për median e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor. Lega i referohet përkeqsimit të lirisë së medias në Shqipëri sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi.

“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për antar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqesojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri” deklaron Lega.

https://twitter.com/DavidLega/status/1252944723217694720

Mbasi Presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.

Po dje Genc Pollo nga PD duke komentuar raportin tha se “Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.