AKTUALITET, 22 Prill 2020, 15:22

Shënon rënie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona kanë ndërruar jetë në 24 orë

Shënon rënie numri i të infektuarve në Maqedoninë e

Numri i të infektuarve nga koronavirusi vazhdon të shënoj rënie në Maqedoninë e Veriut.

Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ç’ka e ka çuar numrin e të infektuarve në 1269.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga dy, në Veles tre dhe në Vallandovë një.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56.

Ministria e Shëndetësisë informon se numri i pacientëve të shëruar në 24 orë është në 48, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 272.