AKTUALITET, 22 Prill 2020, 15:40

Trump urdhëron shkatërrimin e barkave iraniane nëse provokojnë amerikanët

Trump urdhëron shkatërrimin e barkave iraniane nëse

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bëri të ditur të mërkurën si kishte dhënë urdhër për shkatërrimin e barkave të armatosura iraniane që ngacmonin anijet amerikane.

‘Kam instruktuar Flotën e Shteteve të Bashkuara të godasë e shkatërrojë çdo barkë të armatosur iraniane nëse ngacmojnë anijet tona në det’, shkroi Trump në Twitter.

Presidenti reagoi pas lajmeve të vazhdueshme se motobarkat iraniane provokonin anijet amerikane në Gjirin Persik.

Të mërkurën e kaluar, 11 barka të Gardës Revolucionare Islamike provokuan në mënyrë të përsëritur gjashtë luftanije amerikane.

Irani e pranoi aktivitetin agresiv të dielën, por akuzoi Shtetet e Bashkuara për ‘veprime provokuese dhe joprofesionale’, pa ofruar ndonjë fakt.