AKTUALITET, 22 Prill 2020, 15:14

Thaçi letër tjetër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të drejtën për formimin e qeverisë së re

Thaçi letër tjetër Kurtit: Nuk e shfrytëzove të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mesditën e kësaj të mërkure i ka dërguar një letër të pestë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në letrën e tij kreu i shtetit konstaton se përfundimishtpas shumë thirrjeve Albin Kurtit, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ndër të tjera në letrën derejtuar Kurtit, Thaçi thekson se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.