AKTUALITET, 22 Prill 2020, 15:29

“Kujdes, vetëm maskat nuk mund t’ju mbrojnë”, OBSH thirrje qytetarëve: Ja ç’duhet të dini, persona mbi 60 vjeç…

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës në mënyrë të sigurt. Maska është rekomanduar nga ekspertë shqiptarë të përdoret tashmë që masat shtrënguese po lehtësohen,, pasi nga studimet e reja, virusi qëndron në ajër, nga 30 minuta deri në 2 ose 3 orë.

“Por, mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga #COVIDー19. Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror, lani duart ?? shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë?”, shkruan OBSH.

Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me

gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:

✅Kontrolloheni për simptomat e zakonshme

✅Mbani të informuar famijen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë

✅Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi ? më parë, nëse është e mundur, thekson OBSH.