AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 20:27

Kampionët nuk ndalen, mundin surprizën Laçi dhe shkëputen në krye

Partizani ka ndalur skuadrën më në formë të Superiores duke treguar se kampionët në këtë edicion duan me çdo kusht të konfirmohen duke nisur që tani arratinë. Skuadra e Lerdës, edhe pse vetëm 1-0, ka mundur me meritë Laçin, në një ndeshje që e ka dominuar me lojë dhe me raste.

Pas një fillimi më të vrullshëm të kurbinasve, Partizani mori frenat e lojës në gjysmën e pjesës së parë dhe pasi gjeti golin me Asanin, e kishte të thjeshtë të administronin manovrën e të krijonte shumë raste.

Nëse të kuqtë shpërdoruan me Çinarin disa mundësi të mira shënimi, Laçi bëri shumë pak, me Nuabueze që la shenjë në këtë sfidë vetëm me një karton të verdhë në minutat e fundit, i rrethuar gjithmonë nga prapavija e vëmendshme e të kuqve.