TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë të dhënë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares në televizionin “Ora News”.
Ndërsa foli për turizmin dhe projektet e Bashkisë së Tiranës, u ndal edhe tek dy koncertet madhështore të zhvilluara në sheshin “Skënderbej”.
I pyetur nga gazetarja se sa ka paguar Bashkia e Tiranës për Rita Orën dhe Ermal Metën, Veliaj u shpreh se nuk është shpenzuar asnjë cent, e për këtë kanë paguar privatët.
“Asnjë cent, gjithçka është paguar nga privatët, nuk do më vinte keq po të paguante edhe Bashkia, por në këtë rast të gjithë gojët e liga s’kanë çfarë të thonë. Gjithçka u pagua nga privatët”, – tha ndër të tjera Veliaj.