AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 17:47

‘Furnizonin’ Lushnjën me heroinë e kanabis, 3 të arrestuar (EMRAT)

‘Furnizonin’ Lushnjën me heroinë e kanabis, 3 të

Shkatërrohet një grup kriminal në Lushnjë, i cili akuzohet se furnizonte qytetin me drogave të forta. Burime zyrtare nga policia pohuan se në kuadër të operacionit të koduar “Louse” u kapën Ervis Çoku, 34 vjeç, Erjon Çoku, 39 vjeç, si dhe Ervin Kiptiu, 38 vjeç, të tre banues në Lushnje.

Mësohet se gjatë aksionit u sekuestruan 30 doza heroinë, një sasi me kannabis sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë. Operacioni në fjalë erdhi pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.