LIFESTYLE, 31 Korrik 2019, 18:10

VIDEO/ Momenti i pazakontë kur 3 vjeçari bie nga kati i gjashtë

VIDEO/ Momenti i pazakontë kur 3 vjeçari bie nga kati i gjashtë


Ky është momenti dramatik kur një djalë tre vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.

Pavarësisht përpjekjes së tij për t’u mbajtur, djalin nuk e mbajtën duart duke rënë rreth 20 metra poshtë. Incidenti i pazakontë ka ndodhur të hënën në Chongqing në Kinën jugperëndimore.

Në video shihet fëmija duke u mbajtur në pjesën e ballkonit dhe disa sekonda më vonë, bie, por për fat të mirë disa banorët kishin hapur një batanije duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt.

“Shikova lart dhe pashë një fëmijë të varur në hendek. Reagimi im i parë ishte të gjeja diçka për ta kapur atë, “shpjegoi Zhou Yianhui, punonjës i kompanisë për administrimin e pasurive të patundshme që administron kompleksin e ndërtimeve.

“Së bashku me njerëzit e tjerë, ne hapëm një batanije duke mbajtur sytë drejt fëmijës. Unë po shikoja batanijen dhe pyesja veten se si mund ta siguronim”, shpjegoi Zou në televizionin shtetëror CCTV.

Fëmija ishte vetëm në shtëpi, pasi gjyshja e tij kishte dalë për pazar, sipas policisë.

3-vjeçari nuk pësoi lëndime.

https://www.youtube.com/watch?v=JN4L20GLKBw