TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka hequr një paralele mes Botërorit të Rusisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri. Në dukje shumë larg, por sipas ish-deputetit demokrat ka një ngjashmëri me dëshirën për të mos mbështetur atë që është “më i miri”.
“Vini re çfarë histerie ka tek ne për skuadrat e mëdha që eliminohen nga botërori. Një gëzim i habitshëm ky, sepse pothuajse nuk kujtohet njeri fare për ata që fitojnë kundër tyre.
Pak a shumë kështu na ndodh edhe me zgjedhjet, në të cilat shkojmë kryesisht për të votuar kundër dhe jo për të vlerësuar dhe respektuar më të mirin.
Ndaj edhe punët na shkojnë njësoj si ata që humbasin shumë kohë përpara se të nisin botërorët. Sepse dimë vetëm se çfarë urrejmë, por jo se çfarë duam” – shkruan Patozi.