AKTUALITET, 30 Qershor 2018, 20:34

Aksidentohet turistja nga Ukraina, plagoset edhe djali 8-vjeçar

Aksidentohet turistja nga Ukraina, plagoset edhe djali 8-vjeçar

Një turiste nga Ukraina është aksidentuar në Sarandë, pasi në momentin që po drejtonte mjetin e saj ka humbur drejtimin dhe është përplasur.

Mësohet se nga ky aksident është dëmtuar shtetasja nga Ukrahina si he fëmija i saj vetëm 8 vjeç.

 

Njoftimi i plotë

Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen V. H., vjeçe 33, banuese në Ukrahinë, pasi në aksin rrugor Ksamil- Sarandë, duke drejtuar motorin tip “Kymco” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën e rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesja dhe djali, shtetasi Y. H., vjeç 8, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.