TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo që shumë nga artistët kundërshtues të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar është moscënimi i truallit që aktualisht është në pronësi të këtij institucioni. Edhe aktori Robert Ndrenika që tashmë ka ndryshuar mendje thoshte në reagimin e fundit se ka marrë garanci që nuk do t’i prekej asnjë cm hapësirës aktuale të Teatrit.
E përsërit këtë pafundësisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në çdo takim për këtë çështje. Por, anjëherë nuk e kemi parë planimetrinë ku do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar dhe ku do të shtrihen 6 kullat e kompanisë “Fusha”.
Lapsi.al mëson se i gjithë projekti do të shtrihet në 13 mijë m2 nga të cilat më shumë se gjysma 5522 m2.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi të shtunën një projekt të marrë nga zyrat e Hipotekave. Ajo tha se duke vendosur projektin mbi këtë hartë shihet se 3 nga 6 kullat e Fushës do të ndërtohen mbi truallin aktual të Teatrit Kombëtar.
“Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro. Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër/katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri/katror” – tha Vokshi në deklaratën e saj.
Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë dhe ministrja e Kulturës kanë refuzuar edhe kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar. Parlamenti miratoi të hënën një projektligj i cili është hapi i parë i marrjes së pronës së Teatrit (pronë publike) dhe kalimit të saj në favor të kompanisë private.