AKTUALITET, 30 Qershor 2018, 17:58

“Mos qaj Argjentina!”, Franca dërgon Mesin në shtëpi!

“Mos qaj për mua Argjentina” është një nga këngët më të famshme të kënduara nga Madona! Kjo vlen për Argjentinën e Mesit sot, pas eliminimit nga Franca.

“Gjelat” triumfuan 4-3 me Argjentinën, në një ndeshje me shumë emocion dhe plotë shtatë gola dhe përmbysje epike.

Pasi goditi traversën në minutën e 9-të, Griezman i dha avantazhin Francës me një penallti të realizuar në të 13’, të fituar nga Mbape.

Barazoi me një super gol Di Maria për Argjentinën në minutën e 41-të, duke e lënë të habitur portierin Hugo Loris dhe Francën.

Me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan në dhomat e zhvjeshjes.

Pjesa e dytë ishte një “thriller” i vertetë.

Pas zhvillimeve nga një goditje të lirë, Agjentina gjen golin e avantazhit të përkohësshëm, atë 2-1, kur gjuajtjen e Mesit e devijon për Merkado.

Pamjet televizive japin një Sampaoli në ekstazë në bankinë dhe një Diego Maradona në tribunën VIP.

Por, goli i pësuar e zgjoi Francën, që shënon tre gola rresht: Pavard me një gjuatje të bukur në të 57’, dhe dy gola në harkun e pesë minutave nga 19-vjeçari Kilian Mbape: 64’ dhe 68’.

Zëvendësusi Serxhio Aguero realizoi golin e tretë për Argjentinën në minutën e 93-të, për ta bërë atë 4-3!

Mrekulli franceze në “Kazan”, teksa Mesi i dëshpëruar i jep lamtumirën Botërorit. Franca në çerekfinale, Mesi jashtë!

/TPZ.AL/