AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 16:53

Takimi me kryeministrin malazez/ Kancelarja Merkel: S’ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Takimi me kryeministrin malazez/ Kancelarja Merkel: S’ka ndryshim të
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç, ka qëndruar në Berlin në një vizitë zyrtare me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Siç raportohet në profilin zyrtar në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi, Markoviç dhe Merkel u pajtuan se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Ky qëndrim është shprehur më herët nga kancelarja gjermane. Gjithashtu, në postimin e Qeverisë së Malit të Zi në profilin e saj në Twitter, thuhet se Merkel dhe Markoviç kanë biseduar edhe për luftimin e krimit të organizuar.

“Në luftën kundër krimit të organizuar, nuk do të jetë askush i mbrojtur”, ka thënë Markoviç.