TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo do të shënojë një rast të rrallë kur udhëheqësi rus merr pjesë në një aktivitet privat me ftesë të një zyrtari të huaj. Ministria e Jashtme austriake nuk pranoi të komentojë mbi vizitën e Putinit.
Kneissl, 53 vjeç, thuhet se do të martohet me biznesmenin Wolfgang Meilinger në një vresht në shtetin austriak të Steiermarkit.
Por kjo vizitë ka befasuar dhe alarmuar mediat perëndimore. Jane hipnotizuar nga vendimi i Vladimir Putinit për të shkuar në dasmen e Karin Kneissl – dhe disa kanë kërkuar që ajo të refuzoje ftesen, shkruan agjencia ruse e lajmeve “RT”.

Kneissl e ftoi liderin rus gjatë vizitës së saj zyrtare në qershor dhe Putin thjesht pranoi. Por për shtypin në gjuhën gjermane, njoftimi i “mysafirit të papritur” ka qenë një ‘bombë’, shkruan “RT”.
Analisti politik Gerhard Mangott i tha transmetuesit kombëtar austriak ORF se ftesa e një zyrtari të huaj, i cili u bë publik vetëm të mërkurën ishte nga Kneissl një shkelje e “guximshme” e protokollit diplomatik. Të tjerë kanë vënë në dukje se nuk duket të ketë lidhje personale midis presidentit rus dhe diplomates.
Vladimir Putin pritet të jetë i vetmi zyrtar i huaj i ftuar, detaj qe e ka bërë kete ceshtje subjekt te një debati intensiv publik ditet e fundit.