SPORT, 16 August 2026, 12:56

Amorim “thumbon” Junajtidin pas fitores së Milanit: A ju mungoj? Jeni bërë shumë të mërzitshëm

Milani ka mundur me shifrat 4-2 Mançester Junajtid në një miqësore luksi të luajtur në Angli, në një përballje mes të kaluarës dhe të tashmes së trajnerit Ruben Amorim. Pas përfundimit të sfidës, Amorim u ndal për t’i shtrënguar duart gazetarit Simon Stone, si dhe disa profesionistëve të tjerë të medias në stadium.

Ai qeshi lehtë dhe pyeti: “A ju mungoj?”

Njëri prej tyre u përgjigj se: “Na mungojnë konferencat tuaja për shtyp!”. Dhe kjo bëri që ish-trajneri i Mançesterit të qeshte dhe të bënte shaka me të madhe: “Tani janë më të mërzitshëm!”

Ndërsa largohej, ai vazhdoi të qeshte dhe të pozonte me tifozët përpara se të hynte në autobusin e ekipit të Milanit.bRikujtojmë që Amorim u shkarkua nga posti i trajnerit të Junajtid në janar, me Darren Fletçer dhe më pas Majkëll Kerrik që morën drejtimin. Ai u largua nga klubi pas një mandati shumë të vështirë, gjatë të cilit fitoi vetëm 25 nga 63 ndeshjet e tij në të gjitha garat.