TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar detaje nga takimi i kryediplomates amerikane Yuri Kim me kryeprokurorin Olsian Çela me koordinatorët e viktimave në Pogradec.
Ambasada thekson se Kim ka falenderuar ata për rolin që luajnë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore duke shtuar se dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht.
Postimi i ambasadës së SHBA:
Ambasadorja Kim dhe Prokurori i Përgjithshëm Çela u takuan sot në mëngjes me koordinatorët e viktimave në Pogradec.
Ambasadorja Kim i falënderoi ata për rolin kritik që luajnë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe krimeve të tjera. Ajo theksoi se dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht.
Ambasadorja gjithashtu u takua me stafin e “Une Gruaja” ku mësoi në lidhje me përpjekjet e tyre për të mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe për të fuqizuar gratë dhe të rinjtë.
Ajo i nxiti të dyja grupet që të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme.