AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 13:06

Shkarkim të Presidentit? Yuri Kim shmang pyetjen mbi Ilir Metën

Shkarkim të Presidentit? Yuri Kim shmang pyetjen mbi Ilir Metën

Nga Pogradeci, kishte shkuar në mbështetje të viktimave të dhunës, Yuri Kim nuk komentoi për shkarkimin e mundshëm të Ilir Metës si president me datë 9 qershor nga Kuvendi.

“Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave”, deklaroi ajo, krah Olsian Çeles, kryeprokurorit të vendit.

“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me tre nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje.

Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve”, u shpreh Yuri Kim.