AKTUALITET, 7 Qershor 2021, 12:28

Olsion Çela pas takimit me Yuri Kim: Fokusi tek viktimat e dhunës, drejtësia në mbrojtje të tyre

Olsion Çela pas takimit me Yuri Kim: Fokusi tek viktimat e dhunës,

Kryeprokurori Olsion Çela ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij Çela është shprehur se koordinatorët e kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Ndërkohë pas takimit, ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se është shumë e rëndësishme të hetohen krimet zgjedhore në mënyrë që viktimat dhe shkelësit të marrin atë që meritojnë.

“Takimi është zhvilluar në sajë të mbështetjes që duhet të kemi, ku në fokus ka qenë krimi ndaj femrave, ndaj të dobëtëve dhe ndaj fëmijëve.

Gjithashtu ndihmën që duhet të ketë sistemi i drejtësisë ndaj dhunës është edhe SHBA. Ne në këtë mision do të kemi në mbështetje dhe ambasadën amerikane”, ka thënë Çela.