TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E gjithë Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. 48 orë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ushtria mori në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë, ambasadat dhe Ministritë. Policia e Shtetit deklaroi se ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.
Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës Policie dhe marrja në ruajtje e tyre ka filluar në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. 5427 punonjës të policisë janë në terren për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë vendin. 535 automjete të pauniformuara do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Detyrat e punonjësve të policisë së shtetit sot
1.Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë procesit zgjedhor.
2.Janë ngritur grupet e drejtimit në Komisariate dhe Grupet e Koordinimit në çdo DVP që do raportojnë në grupin e drejtimit dhe koordinimt në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave “Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë procesit zgjedhor”.
4.Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës Policie dhe marrja në ruajtje e tyre fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.