AKTUALITET, 12 Janar 2018, 23:21

Ambasadori amerikan me orgjinë hebreje në Tiranë, botohet libri për historinë e tij

Ambasadori amerikan me orgjinë hebreje në Tiranë, botohet libri

Një libër i ri i botuar kohët e fundit në Shqipëri për herë të parë flet hollësisht për një hebre të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933.

Autori i librit, Mal Berisha, i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se ka qëmtuar në shumë biblioteka dhe në disa arkiva për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm të tyre.

Zoti Berisha foli për Zërin e Amerikës nga studioja jonë në Nju Jork.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155946492174536/