AKTUALITET, 2 Prill 2021, 09:49

Ambasada e SHBA uron 28 kandidatët për BKH: Mbështesim ata që luftojnë krimin e korrupsionin

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka uruar 28 kandidatët, që kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasada thotë se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin SPAK dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.

Ajo thekson se është në pritje të një tjetër thirrje për hetues të BKH-së për të forcuar edhe më tej këtë institucion.

Postimi i plotë:

Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.

Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!