TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja a "Lëvizja për Ndryshim", Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV.
Ajo është pyetur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe veprimet që do të ndërmarrë nëse kjo lëvizje dështon. Topalli tha se do të largohet nga kryesimi i kësaj partie.
"Unë nuk do të jem kryesuese e kësaj lëvizje. Unë nuk jam Lulzim Basha...", deklaroi prerë Topalli.
E pyetur se ku do të shkojnë votat e kësaj partie, Topalli tha se ato do të shkojnë djathtas, kundër Edi Ramës, por me kushtin që kryeministër të mos jetë Lulzim Basha.
“Mandatet do ti çojmë djathats për nje kryeministër që nuk është as Rama, as Basha as Meta. Votat tona shkojnë djathtas, largohet Rama. Do të negociojmë për emrin e kryeministrit, të mos jetë i korruptuar", tha Topalli.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/04/01/e-bujshme-jozefina-topallit-votat-tona-do-te-shkojne-per-te-djathten-jo-per-edi-ramen/