TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku foli për krijimin e forcës së re politike "Lëizja për Ndryshim".
Ajo komentoi ngjarjet e vitit 2017, kur u largua nga PD dhe hodhi akuza ndaj Lulzim Bazhës, se ai është bashkë me Edi Ramën.
"Unë e kam harruar krejt këtë që ndodhi në 2017, marrëveshjesn Rama-Basha. Kanë qenë të dy bashkë, njëri kishte pastruar elitën politike në PS. Në marrëveshjen e 2017, pastruan PD-në, hyri në qeveri më Ramën, mori 13 milionë eurot e pallatit dhe pastaj askush nuk di çfarë vazhdoi mes tyre. Ishte në mesnate, ndërkohë që ata prisnin në çadër, këta hanin dhe pinin, nuk bënë kurrë transparencë. Nga ai moment, përgjigja erdhi me rezultatin e 2017, që është më i keq se 1997.
Kryetari i partisë nuk mbajti përgjegjësi për humbjen. Kodin e kanë bërë të tillë, që të pengojnë sat ë munden partitë e reja. Shfryu betejnë e Astirit, tradhëtoi kauzën e Teatrit", tha ndër të tjera Topalli.
Ish kryetarja e Kuvendit, deklaroi se "adhuron" kreun e opozitës ruse, që e sheh si shumë të ndryshëm nga Basha.
"Admiroj kryetarin e opozitës ruse, jo ai që dorëzon mandatet dhe ai që bën pazare...
Përçarjen e sjellin njerëzit. Të kishim një lider që nuk shitet për 13 milionë euro. Lekët e pallatit. Është i vetmi ministër që ka bërë pallat në mandatin e parë dhe pastaj ja fali Rama. Isha në Vlorë dhe i vetmi pallat në det ishte i tij, brenda mandatit të parë. Është cështje për drejtësinë jo për mua", vijoi ajo.
/TPZ.al/