TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për lëvizjen e saj të re politike, por është pyetur nga gazetarët edhe për rolin e saj në PD.
E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se përse nuk ka folur kur ishte në mazhorancë, për 21 Janarin dhe për ngjarje të rënda gjatë qeverisjes Berisha, Topalli tha se nuk ka qenë ajo ministre dhe nuk ka patur përgjegjësi.
Pjesë nga Debati
Ylli Rakipi:Në kohën kur bëheshin akuza për 21 janarin, për Rrugën e Kombit, a kishit kurajo ju të flisnit , për problemet apo të keqen që bënte mazhoranca e djeshme, ju nuk flisnit?
Jozefina Topalli:Unë nuk kam qenë Ministre...
Ylli Rakipi: Duhet ti kërkoni falje njerëzeve!
Jozefina Topalli:Jo nuk kam qenë Ministër i Brendshem unë!
Ylli Rakipi:Pse për 20 vjet nuk ke folur ?
Jozefina Topalli:Ne jemi në 2021 dhe vitet që ka filluar degradimi në forcat politike si në PD, si në PS, këto 10 vite nuk mblidhen forumet .
Arjan Curri: Po kur ishte Berisha?
Ylli Rakipi:Cfarë raporti keni me Berishën?
Jozefina Topalli:Po ruaj raport me Berishën.
Ylli Rakipi:Kur keni folur për herën e fundit?
Jozefina Topalli:Para pak javësh.