AKTUALITET, 1 Prill 2021, 23:04

“Këta duhet të largohen”, Curri debat me Topallin: Edhe ju bashkë me ta

“Këta duhet të largohen”, Curri debat me Topallin: Edhe ju

“Këta duhet të largohen”, tha politikania Jozefina Topalli duke iu referuar emrave kryesor në politikën shqiptare. Por deklaratës së saj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arjan Curri ndërhyri duke thënë se edhe Topalli duhet të largohet bashkë me ta.

Gjatë debatit mes tyre, Topalli tha se ajo nuk duhet të largohet në mënyrë absolute pasi Lëvizja për Ndryshim do të fusë në parlament të rinj e të reja të mirëarsimuar.

Curri vijoi më tej duke thënë se “nëse ka ndonjë shans që partia juaj të nxjerrë ndonjë deputet atëherë ajo do të jeni ju. Votuesit në Shqipëri identifikohen me figurën e kryetarit”.

Pjesë nga intervista:

Curri: Ju po thoni të ikin të gjithë dhe të rrini ju?

Topalli: Këta duhet të largohen

Curri: Edhe ju bashkë me ta

Topalli: Absolutisht jo. Lëvizja për Ndryshim do të fusë në parlament të rinj e të reja të mirëarsimuar.

Curri: Nëse ka ndonjë shans që partia juaj të nxjerrë ndonjë deputet atëherë ajo do të jeni ju. Votuesit në Shqipëri identifikohen me figurën e kryetarit.

Topalli: Ky është problem

Curri: Vetëm ju jeni aty, ju jeni kaq e madhe dhe bëni një hije kaq të madhe poshtë sa ata nuk duken.

Topalli: Unë i kam arritur të gjitha në jetë

Curri: Nëse do ta kishit bërë do ishit tërhequr

Topalli: Unë dua të krijoj një elitë të re

Curri: Nuk krijohet një elitë e re nga një personazh i vjetër. Unë nuk ndjej dhe nuk mund të shquaj një të dytë në partinë tuaj.

Zheji: Ose i eklipsoni ju

Curri: Ne nuk i njohim