AKTUALITET, 2 Prill 2021, 09:38

Rama: Brenda Prillit do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera nga Pfizer

Rama: Brenda Prillit do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Rama shkruan në rrjetet sociale se do ta lehtësojmë sezonin turistik dhe do të ngjitemi në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit.

“Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.