TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka rinisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Karaburun të Vlorës.
Këtë mesditë drejt Karaburunit kanë shkuar dy helikopterë, që po punojnë për neutralizimin e situatës, e cila vijon prej ditësh e rënduar, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan në rrjetet sociale se trupat kanë ndërhyrë edhe në fshatin Dukat të Vlorës, duke reduktuar zjarrin.
“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eliminimin e rrezikut të banesave”, shkruan ministri Peleshi.
Kujtojmë se Karaburuni dhe Dukati janë dy zonat më të rrezikuara nga zjarri, që ka përfshirë vendin këto ditë të nxehta.