TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Altin Lata është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur kur ka këshilluar Milot Rashicën që të transferohej te Verder Bremen një vit më parë. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare është edhe menaxheri i talentit të Kosovës dhe mendon se ky i fundit, pavarësisht vështirësive në fillimet e tij, tashmë mund të shprehë potencialin në klubin e Bundesligës.
“Miloti mund të kishte shënuar lehtësisht 3-4 gola më shumë, por ai ka qenë shumë i pafat në këtë periudhë”, tha ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare për mediat gjermane të cilat e shohin atë si një nga legjendat e Bundesligës. “Në bisedat që kam bërë me të ia kam shpjeguar se sa e rëndësishme është të kesh edhe fatin në krahun tënd. Sigurisht, ai është i mërzitur për rastet që ka humbur, por nëse do t’i jepet mundësia përsëri, do ta shfrytëzojë më mirë. Miloti është një futbollist i cili mund të sigurojë veprime vendimtare gjatë ndeshjes”.
Lala kishte deklaruar pak kohë më parë se Rashica ishte i talentuar mjaftueshëm sa për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve një ditë. “Milotit thjesht iu desh kohë të përshtatej” shpjegon tashmë Lala. “Por në fund të fundit ai ka luajtur shumë dhe tani do të mund të shihni se çfarë është në gjendje të bëjë. Verder është një klub i menaxhuar mirë dhe është i duhuri për lojtarë si ai që të shpërthejnë. Transferimi te Verderi ishte lëvizja e duhur për të”, siguroi Lala.