AKTUALITET, 29 Prill 2020, 14:30

Akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, Gjykata jep masën e sigurisë për 40-vjeçarin, ende në kërkim vëllai i tij

Akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, Gjykata jep


Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Përdodën, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në fshatin, Lalm i Vjetër.

Përdoda, 40-vjeç akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Përdoda rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Po në lidhje me vrasjen e dyfishtë të Kol Murranit dhe Preng Simonit është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Edmond Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.