AKTUALITET, 3 Korrik 2021, 10:09

Akuzohet për korrupsion, gjykata lë në burg kryeprokurorin e Kukësit, burg dhe për sekserin

Akuzohet për korrupsion, gjykata lë në burg kryeprokurorin e

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi i akuzuar për korrupsion. Gjykata vendosur edhe Isuf Gegën, që kishte rolin e sekserit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori Kariqi dhe Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë.

Sipas hetimeve, Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge.

Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion dhe bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij. Ndaj prokurorit është urdhëruar edhe kontroll banese.

Kariqi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Ndërsa Isuf Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.