AKTUALITET, 2 Korrik 2021, 20:48

Zjarr i madh në Malin e Gjerë, Policia: I qëllimshëm, kemi shoqëruar tre persona

Zjarr i madh në Malin e Gjerë, Policia: I qëllimshëm, kemi

Një zjarr i madh ka përfshirë disa ha kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër.

Ekipet zjarrfikëse, kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e tyre, por terreni i vështirë po e bën sipas saj, tepër të vështirë punën e zjarrfikësve.

Flakët e zjarrit kanë shkaktuar djegien e një stani bagëtish në vendin e quajtur Blënjë, ndërkohë që dy stane të tjera janë shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 10 ha kullota.

Burime policore konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, e deri më tani, janë shoqëruar në komisariat tre persona.