TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona janë shpëtuar mbrëmë nga Roja Bregdetare pasi mbeten në det në afërsi të gjirit të Gramës.
Tre të rinj kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motorra.
Të rinjtë dolën në orën 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt të dy motorrat.
Ata kanë lajmëruar Rojet Bregdetare, të cilët u nisen dy nga Sazani dhe Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur në det.
Pas operacionit ata arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr në breg të detit në orën 03:00.