AKTUALITET, 3 Korrik 2021, 08:37

Ulen temperaturat! Në mesditë shi, nuk mungojnë kthjellimet, moti për ditën e sotme

Ulen temperaturat! Në mesditë shi, nuk mungojnë kthjellimet, moti

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare paraqiten me kthjellime, ndërsa zonat e ulëta dhe malore do të kenë vranësira kalimtare deri në mesditë.

Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C në verilindje deri në 34°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim katër ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë në territorin e Kosovës kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat shpeshtohen në mesditë por nuk sjellin reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime në Maqedoninë e Veriut. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore, Gadishulli Skandinav dhe europa Qendrore janë përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi lokale ere e breshëri.

Ndërsa me kthjellime vijon Rajoni i Mesdheut dhe Europa Perëndimore.