AKTUALITET, 3 Korrik 2021, 09:59

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy shqiptarë në Janinë, konfiskohen 12 mijë euro

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy shqiptarë

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një operacioni policor, duke parandaluar kështu trafikimin e 17 emigrantëve të paligjshëm.

Janë konfiskuar më shumë se 12 mijë euro dhe një automjet që përdorej për trafikimin e klandestinëve.

Të arrestuarit dyshohen për kalimin e paligjshëm të emigrantëve si dhe sigurimin e akomodimit për fshehjen e tyre, gjithashtu u ndaluan 17 klandestinet.

Policia greke ka lokalizuar kamionin, i cili po shkonte në drejtim të Kakavijës në Rrugën Kombëtare Janinë – Kakavije dhe gjatë kontrollit u gjetën edhe emigrantët e paligjshëm.

Hetimi policor që pasoi zbuloi ekzistencën e një qarku, anëtarët e të cilit, të paktën gjatë muajit të fundit, ishin aktivë në trafikimin e paligjshëm të të huajve nga vendi përmes kufirit Greko-Shqiptar.

Lidhur me strukturën dhe rolet e anëtarëve të qarkut, dy shtetasit shqiptarë dyshohet se kujdeseshin për gjetjen e të huajve që donin të largoheshin nga vendi, duke u siguruar atyre strehim për t’u fshehur në shtëpitë e tyre.