TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit ka arrestuar administratorin e një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe tre shtetas të tjerë, pasi po kryenin punimet pa leje në tokë publike plazh.
Kanë rënë në pranga shtetasit Xh. Hasanbega, G. Toska, E. Silo dhe A. Kopili.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një ndërtim që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.