TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të shtunën pas përfundimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste është shprehur se Edi Rama u tregua i sinqertë kur deklaroi hapur se do që të kapë përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend.
vasili
Nëpërmjet një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Vasili sqaron se reforma në drejtësi i dha sistemit të Drejtësisë të gjithë hapësirën dhe instrumentat për të funksionuar i pavarur, të zgjidhet brenda pavarësisë së tij dhe pa pasur asnjë nevojë nga politika dhe aq më keq nga Rama.
“Çfarë hyn Rama si garant, mbështetës dhe prijës i barazisë para ligjit? Rama vetë me gjithë Rilindjen është objekt i ligjit dhe i gjykimit nga drejësia si gjithë të tjerët. Reforma në drejtësi mund të funksionojë vetëm duke larguar duart e Ramës nga drejtësia”, shkruan ai.
Sipas tij, Rama garant, mbështetës dhe prijës i barazisë para ligjit, do të thotë vetem kapje dhe rrëmbim i drejtësisë prej tij.
Shënimi i plotë:
Rama i sinqerte,deklaron hapur se do qe te kape e rrembeje perfundimisht Drejtesine!!
Rama sot tha:
“PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh, por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit“, u shpreh Rama
Reforma ne drejtesi i ka dhene sistemit te Drejtesise te gjithe hapesiren dhe instrumentat per te funksionuar i pavarur, te zgjidhet brenda pavaresise se tij dhe pa pasur asnje nevoje nga politika dhe aq me keq nga Rama.
Ç’hyn Rama si garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit.
Rama vete me gjithe rilindjen eshte objekt i ligjit dhe i gjykimit nga drejtesia si gjithe te tjeret.
Reforma ne drejtesi mund te funksionoje vetem duke larguar duart e Rames nga Drejtesia.
Rama garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit do te thote vetem Kapje dhe rrembim i drejtesise prej tij.
Edi rama-fjalimi-Gramoz-Ruci11
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama paralajmëroi se flamuri i PS nuk do të bëhet mbulesë për asnjë zyrtar, qoftë ai ministër apo drejtor, nëse drejtësia e re do kërkojë hesapë.
Në fjalën e mbajtur në Kongresin e jashtëzakonshëm, kreu i qeverisë u shpreh se partia që ai drejton mbështet reformën në drejtësi dhe këtë zotim do ta çojë deri në fund.