AKTUALITET, 13 Qershor 2021, 10:12

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, plagosen anëtarët e një familjeje dhe dy gra, mes tyre edhe një foshnje

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Në njoftimin paraprak të Policisë bëhet me dije se një automjet tip “Benz” është përplasur me një makinë “Opel”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë.

Mësohet se mes të lënduarve është edhe një fëmijë.

Njoftimi i plotë

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.