AKTUALITET, 12 Qershor 2021, 22:33

Sarandë/ Ndalohet efektivi i “Shqiponjave”, dyshohet se merrej me trafik droge

Sarandë/ Ndalohet efektivi i “Shqiponjave”, dyshohet se merrej

Një efektiv i forcave “Shqiponja” në Sarandë është ndaluar për shkak se ka dyshime se ai merrej me trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se efektivi i ndalua është L.M 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ndërkohë po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë akuzë që është ngritur ndaj efektivit të “Shqiponjave”.

Operacioni në fjalë është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe nga SHÇBA.