AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 09:58

“Pse mi sollët kamerat?”, Fjolla Morina shfaqet në seancë gjyqësore

“Pse mi sollët kamerat?”, Fjolla Morina shfaqet në


Fjolla Morina, këngëtarja që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë, të mos kishte prani të  kamerave.

Në videon e publikuar nga Abc News, këngëtarja shihet tek qëndron me kurriz nga kamerat dhe mundohet që t’i shmangë ato.

Këngëtarja dëgjohet të thotë se e vetmja gjë që ka kërkuar është që të mos kishte kamera.

“Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”– shprehet Morina.

Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës. Ndaj saj është caktuar masa "arrest shtëpiak" dhe këngëtarja do të qëndrojë në një banesë me qira në Kukës.

Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja.

Këta të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete.