AKTUALITET, 28 Maj 2019, 20:43

“Rama ik” bëhet hit, banori nga Fushë-Kruja e shkruan edhe në oborrin e shtëpisë


Që nga nisja e protestave nga ana e opozitës duket se fjala “Rama ik” është bërë hit dhe nuk shmanget dot nga ana e qytetarëve.

Foto dhe video të shumta publikohen nga qytetarë të ndryshëm, ku shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë aktuale.

Në një foto të sjellë në redaksinë e Dosja.al, një qytetar nga Fushë-Kruja duket të ketë shkruar “Rama ik” me korrësen e barit në oborrin e tij.

Nga ana tjetër opozita ka djegur mandatet dhe ka bërë 6 protesta kombëtare, kryefjalë e së cilës është largimi i Ramës nga qeveria. Kjo sipas krerëve të opozitës do të mundësonte që në Shqipëri zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, sipas standardeve europiane.