AKTUALITET, 11 Shtator 2019, 14:03

Krimet e Rënda kërkojnë 10 vite burg për 3 gjyqtarët, 2 për biznesmenin

Krimet e Rënda kërkojnë 10 vite burg për 3 gjyqtarët, 2


Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë pretencën në gjyqin ndaj tre ish Gjyqtarëve të Apelit Durrës, të akuzuar për “korrupsion”.

Sipas prokurorisë ata udhëtuar drejt Spanjës për të ndjekur “El Classicon”, udhëtim i sponsorizuar nga një person të cilin e kishin palë në një gjykim, konkretisht biznesmeni Namik Sadikaj.

Prokuroria ka kërkuar për:

Kliton Spahiu 3 vjet 6 muaj burg

Petraq Dhimitri 3 vjet burg

Petrit Ceno 3 vjet burg

Për të tre ulet një e treta e dënimit në rast se pranohet nga gjykata për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për të tre dënimi plotësues: 3 vjet te mos ushtrojnë funksione publike.

Biznesmeni Namik Sadik sipas prokurorisë duhet të dënohet me 2 vjet burg.