TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja.
Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për një karikues telefoni.
Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi. Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri.
(Ardian Kola)
Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë.
Autori ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh.
Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është në kërkim nga Policia.