TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta më parë ka përfunduar takimi i Komisionit të Venecias me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Delegacioni i Venecias ka deklaruar se më datë 11 tetor do të janë opinionin përfundimtar për këtë çështje.
“Konkluzionet gati më 11 tetor. Kemi idenë e qartë nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën.
Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin tonë ”, është shprehur kreu i këtij delegacioni, Kaarlo Tuori,
Presidenti Ilir Meta dha llogari 3 ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit.
Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.
Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.
Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.