TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.
Shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.
Prej dy ditësh është vendosur drejtori dhe nëndrejtori i ri i Kadastrës. Puna në këtë institucion ka pasur fillimisht probleme, pasi ish-nëndrejtori ka bërë rezistencë për të lëshuar zyrën.
Por më pas ka lënë çelësin. Ish-drejtori Florian Alimadhi dhe nëndrejtori, Klodian Troci u shkarkuan të shkarkuar në të njëjtën kohë.
Mësohet se arsye e shkarkimit të tyre ka qenë moszbatimi i disa vendimeve të gjykatave. Pasi zyrtarët e rinj kanë hyrë në ambientet e institucionit, ata janë shoqëruar nga forca policie. Dy mjete të policisë rrinin jashtë institucionit, dhe njëra brenda.
Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.